Ja makina që prezantoi kompania sllovake në panairin e Gjenevës

ardita 0

Panairi i makinave që u zhvillua këtë vit në Gjenevë, ka marrë një shumë premiera ekskluzive botërore nga emrat më të mëdhenj të industrisë së automobilave. Ajo gjithashtu ka patur një numër të madh të debutimeve nga kompanitë e vogla, duke përfshirë edhe një firmë të vogël të quajtur Engler.

Engler u krijua në Sllovaki dhe kompania ka zbuluar modelin e saj të quajtur F.F Superquad, por ‘makina’ gjithashtu ndodh të jetë ndryshe nga çdo mjet tjetër që kemi parë. FF Superquad është një përzierje mes një super-karroce dhe një motorri me katër rrota. 

Rrjedhimisht nuk ka kabinë dhe ‘shoferi’ thjesht ulet në qendër të makinës, ashtu siç tek motorri. I vetmi ndryshim është se në vend të një automjeti kompakt që mund të lëvizet lehtësisht nëpër qoshe, shoferi duhet të kontrollojë një automjet në madhësinë e një makine.

Engler pretendon se FF Superquad është mundësuar nga një motor V10, 5.2 litërsh që prodhon 850 kuaj fuqi. Kompania ka bërë disa pretendime të guximshme në lidhje me performancën e automjetit. Me sa duket ai mund të arrijë shpejtësinë nga 0 deri në 100 km në 2.5 sekonda dhe se ka një shpejtësi maksimale të barabartë me Lamborghini Aventador prej 350 km/orë.

Kompania pohon se konsumatorët do të jenë në gjendje të personalizojnë shumë nga komponentët e automjetit dhe të kenë një numër ngjyrash të ndryshme për të zgjedhur, në lidhje me çmimin nuk është shpalluar asnjë informacion.