Kompania taivaneze sfidon Tesla-n, premton të sjellë super makinën e shpejtë elektrike që përshtatet me çdo terren

ardita 0

Një kompani taivaneze e quajtur Xing Mobility bën të ditur që po krijon një supermakinë elektrike që mund të ecë më shpejt se Tesla.

Kjo supermakinë do të prodhojë 1341 kuaj fuqi dhe do të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km në vetëm 1.8 sekonda ndërsa Tesla e arrin për 1.9 sekonda. 

Kompania gjithashtu njofton që do të jetë një makinë me të katërta rrotat aktive dhe që do të jetë e përshtatshme të lëvizë nëpër të gjitha terrenet. Kjo gjë e bën që të jetë unike.

Deri më tani, nuk e dimë me saktësi sesi do të duket kjo supermakinë pasi Xing Mobility na ka treguar vetëm disa fotografi të prototipit inxhinierik të quajtur “Miss R”. Eshtë gjithashtu e paqartë se kur makina do të hyjë në prodhim.

Prototipi “Miss R” u prezantua këtë javë tek shfaqja “Autotronics Taipei 2018” përkrah automjetit më të ri të Xing Mobility që ishte një kamion elektrik që quhet  Mr.T . Mund t’ju duket e habitshme por me të vërtetë kështu quhej.

Xing Mobility nuk është kompania e vetme që po mundohet të zhvillojë një supermakinë elektrike. Edhe firma kroate Rimac tashmë e ka ndërtuar modelin e saj që quhet Concept One dhe tani po mundohet të krijojë një model tjetër të quajtur Concept Two. Rimac thotë që makina e re do të arrijë shpejësinë nga 0 deri në 100 km në vetëm 1.85 sekonda dhe që do të ketë një shpejtësi maksimale prej 298 km/orë.

Ndërsa firma japoneze Aspark thotë se supermakina e saj Owl do të arrijë 100 km  për rreth 1.9 sekonda.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”22″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje