Kompania UPS do të fillojë të shpërndajë dërgesat me furgonat e rinj elektrikë

ardita 0

Kompania Ups sapo ka zbuluar automjetet e reja të shpërndarjes dhe të gjitha janë elektrike. Këto furgona elektrike të shpërndarjes do të përdoren për dërgesat urbane në Londër dhe në Paris.

Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt reduktimit së karbonit të subjekteve kryesore që veprojnë në grupin e automjeteve motorike në sektorin privat.

Në vitin 2017, të dy qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Francës premtuan se do të ndalojnë të gjitha automjetet e karburanteve fosile në disa nga qytetet e saj më të mëdha deri në vitin 2040 për Londrën dhe deri në vitin 2030 për në Paris, në mënyrë që të ndalojnë emëtimet e karbonit që ndryshojnë klimën.

Kjo sigurisht, ushtron presion mbi këdo që ka një automjet motorik në këto qytete të mëdha metropolitane  dhe kërkon që shumë duhet të përshtaten me këto rregullat e reja. Këto automjete elektrike janë ndërtuar nga një kompani që quhet “Arrival”, e cila është prodhuesi i parë i makinave komerciale në Europë.

Kompania UPS, mendon se zgjidhja e saj për t’u marrë me furnizimet në Londër dhe Paris, janë këto furgonat e rinj. Këto automjete janë projektuar në atë mënyrë që të jenë të lehta dhe shërbejnë për një gamë të plotë lëvizje prej më shumë se 150 milje. 

Automjetet e reja te UPS nuk janë plotësisht autonome pra ata ende duhet të udhëhiqen nga një person në timon. Këto automjete të shpërndarjes gjithashtu kujdesen për shoferët duke i ofruar atyre siguri dhe i zvogëlojnë lodhjen gjatë punës. 

UPS thotë se flota e re e furgonëve të shpërndarjes elektrike do të jenë gati për përdorin para fundit të vitit 2018. Kompania gjithashtu ka thënë se po vazhdon të eksplorojë edhe opsionet e flotës së automjeteve elektrike të shpërndarjes  nëpër qytete të tjera të medha, si Nju Jorku. 

This post is also available in: English