Koncepti i mjetit fluturues Aston Martin Volante mund të bëhet realitet në vitin në 2020

armir 0

Aston Martin po shikon mundësinë të hyjë në garën për mjetet elektrike fluturuese me konceptin Volante që mund të lëshohet në qiell për dy vjet.

I prodhuar në bashkëpunim me Universitetin Cranfield. Cranfield Aerospace Solutions dhe Rolls-Royce, mjeti fluturues tre vëndësh mund të ngrihet vertikalisht falë një seti helikash që mund të alternohen në këndin e tyre.

Edhe pse është pak a shumë koncep dizajni, Aston dëshiron që ky mjet të lëshohet në qiell rreth dy vite me vonë, që do të thotë se ky concept na jep një ide sesi do të duket modeli i pare fluturues i Aston Martin.

E përshkruar nga Aston si “mjet elektrik-hibrid për fluturime si brënda dhe jashtë qytetit”, ka një pamje të hijshme se teknologjisë së ardhshme që është hartuar në shtëpi.

Universiteti Cranfield dhe Cranfield Aerospace Solutions janë marrë më shumë me zhvillimin teknik të mjetit ndërsa Rolls Royce ka siguruar fuqinë hibride, detajet e të cilave janë mbajtur sekret për momentin.
Ky mjet përdor dy motorra elektrik dhe dy turbina aerodinamike, duke ulur ndjeshëm përdorimin e karburantit dhe ndotjet.

Interesimi i markës Aston Martin në mjetet jo- automobilistike gjithashtu përfshin Motorskafin AM37 dhe projektin e zhytëses Neptune.

This post is also available in: English