Konfirmohet super BMW i4 i ri elektrik. Ja se kë do të rivalizojë

ardita 0

BMW është duke zhvilluar gjeneratën e ardhshme të veturave elektrike.
Prodhuesi gjerman zbuloi konceptin e makinës së re i4 tek Motor Show që u zhvillua në Frankfurt në vitin 2017, kjo makinë do të jetë e gjitha elektrike dhe do të rivalizojë Tesla Model S.

 Herald Kruger i cili është shefi i markës gjermane tha gjatë një konference se “Me gjeneratën e pestë të eDrive, automjetet tona do të jenë në gjendje të arrijnë nga 550 deri në 700 kilometra rrugë me fuqi elektrike, në varësi të modelit. Ne do ta arrijmë këtë me BMW i4″.

Robert Irlinger i BMW tha se makina e re BMW i4 është bazuar në modelin iVision Dynamics që u zbulua gjatë vitit që kaloi. Irlinger gjithashtu ka konfirmuar që ky model është akoma duke u punuar dhe pritet që të dalë në treg gjatë vitit 2020.

Lini një Përgjigje