Kontrolli stinor dimër, ja se çfarë duhet të keni parasysh!

liridona 0

Në prag të stinës së ftohtë, të padëshiruar për askënd, edhe për makinën tuaj, disa këshilla të përgjithshme që mund të duken si jo të reja, mbeten të dobishme jo vetëm si “zbulim” por edhe si kutesë. Ky kontroll është një gjë e thjeshtë dhe e mundshme për këdo, pa qenë nevoja të shkoni në nje ofiçinë për këtë,pavarësisht se çdo mekanik mund ta marrë përsipër shumë thjesht.

Makina juaj duhet të jetë gjithmonë në kushte perfekte duke përfshirë:

Antifreeze në ujin e radiatorit duhet të jetë në përqindjen e duhur. Ky solucion gjendet kollaj në treg në forma të ndryshme. Mund të blini një bidon të madh i cili ka sasinë e nevojshme për të gjithë radiatorin apo edhe koncentrat i cili duhet më tej holluar me shtesa uji. Lëngu antifreeze i radiatorit ka fuqi mbrojtjeje nga -20° deri në 120°C.

Kujdes! Niveli i lëngut në makinë nuk duhet të kalojë nivelin maksimal të treguar në serbatorin plastik, edhe pse mund t’ju duket bosh.

Gjendet shumë kollaj në shitje në dyqane pjesësh këmbimi apo edhe në dyqane që kanë sektor të dedikuar automjeteve.

Detergjent dhe/ose antifreeze në ujin e xhamave. Shpesh këtu përdorim “solucionin” H2O drejtpërdrejt nga rubineti, i cili duket se kushton më lirë në pamje të parë. Në fakt solucioni i dedikuar ka disa avantazhe: së pari nuk ngrin në temperatura nën zero, që janë momentet kur duhet më shumë; kursen konsumin e fshirëseve të xhamave, pasi zvogëlon fërkimin e gomës mbi xham dhe pastron më mirë, duke qenë se përmban detergjent në përbërje.

Solucionet apostafat gjenden kollaj në shitje në dyqane pjesësh këmbimi apo edhe në dyqane që kanë sektor të dedikuar automjeteve.
Fshirëset e xhamave duhet të jenë funksionale dhe të pakonsumuara pasi mund të krijojnë një zhurmë bezdisëse në kabinë dhe bëhen të rrezikshme nëse lënë gjurmë në xham duke penguar pamjen.Klimatizatori apo ngrohësi duhet të jetë funksional për të qenë gjithmonë në gjendje të heqë kondensimin në xhamin e përpamë të cilin duhet ta pastroni me dorë duke lënë gjurmë në të. Gjithashtu, në kushte të ftohti, duhet patur gjithmonë një temperaturë e përshtatshme në kabinë. Nëse paralizoheni nga i ftohti do ta keni të pamundur të jeni të qetë dhe në kontroll të mjetit tuaj.

Shkrirësi i xhamit të pasëm duhet të jetë funksional. Verifikojeni atë në mundësinë e parë që do t’ju krijohet
Bateria duhet të jetë në gjendje të mirë pune pasi stina e ftohtë është ajo që e sprovon këtë pajisje. Nëse nuk jeni të bindur mbi gjendjen e saj, mund të bëni një matje të rendimentit të saj duke shkuar tek një elektroauto.

Dritat duhet të jenë funksionale për të parë më mirë dhe për të qenë të identifikueshëm nga mjetet e tjera në rrugë. Sidomos në kushte shiu apo mjegulle, një fener me xham të verbuar paraqet një problem serioz për guidën dhe sigurinë tuaj.