Krahasim: BMW X7 Vs Mercedes GLS.

liridona 0

BMW X7 Vs Mercedes GLS, cilën do të preferonit më tepër?

Kemi hyrë në një epokë të re të inxhinierisë automobilistike. Në vitet 2000 prodhuesit e automjeteve fokusoheshin në eksperimente për të sjellë variacione në segmente të ndryshme. Ndërsa tani ato fokusohen në zgjerimin e ofertës për të mbuluar nevojat e blerësve në të gjitha madhësitë e automjeteve.

BMW X7 ekziston. Dhe kjo është një provë e faktit se prodhuesi gjerman i automjeteve nuk po lë gur pa lëvizur për të shtuar shumëllojshmërinë e segmentit.

Madje mund të themi se përpara se X7 të lançohej, Mercedes GLS dhe Range Rover ishin të vetmet makina full-size si mundësi blerjeje në këtë segment.

Audi Q7 nga ana tjetër vlerësohet diku mes madhësisë mesatare dhe madhësisë së plotë. Prandaj shihet më tepër si një rival i GLE dhe X5.

Por le ti rikthehemi edhe një herë dy makinave bisha gjermane.

Pamja e jashtme

X7 është shumë e përafërt me BMW Concept X7 iPerformance. Ka fenerët me shkëlqim, grilën e madhe dhe gjuhën e dizajnit në përgjithësi. Të paktën për nga pamja e jashtme.

Karakteristika të tjera të dallueshme përfshijnë rrotat e mëdha 20-22 inç, dizajni me çati të sheshtë, dhe dyer të pasme të gjata.

Madhësia e BMW X7 Vs Mercedes GLS

Sa i përket madhësisë, X7 ka përmasa 516,3 cm e gjatë, 199,9 cm e gjerë, dhe 180,5 cm e lartë. Ka një shasi 310,3 cm.

Mercedes GLS është 513 cm e gjatë, 193,4 cm e gjerë, dhe 185 cm e lartë. Shasia është 307,5 cm e gjatë.

Këto shifra duan të thonë që, X7 është më e gjatë, më e gjerë dhe ka një shasi më të madhe se GLS, edhe pse kjo e fundit është më e lartë.

Megjithatë kur Mercedes të zbulojë GLS e re pritet që këto matje të jenë më të përafërta, ashtu si shumë faktorë të tjerë që do t’ju bënin të zgjidhni X7 në vend të GLS nëse do duhej ta bënit tani.

Për fillestarët, BMW mund të duket shumë më moderne, sidomos nëse shihni dizajnin e pjesës së pasme.

Nëse i shihni në një kënd siç tregohet në foton më sipër, secili model ka anët e tij të forta, që e bëjnë të jetë në avantazh për sa i përket dizajnit.

Pjesa e brendshme

Pak njerëz mund të preferojnë kabinën e GLS të vjetër (pasi e reja ende nuk është zbuluar), në vend të BMW X7.

Kabina e Mercedes është e bazuar në një dizajn të vitit 2012. Ndërsa interiori i X7 është më moderni që mund të gjeni në një BMW.

Kjo do të thotë që ka një ndryshim të madh në teknologjinë on-board, ku X7 disponon një ekran që afishohet në xham, dy ekrane 12.3-inç, ndriçimin e ambientit, karikim wireless, mbajtëse filxhani me ngrohje dhe ftohje, njohjen e zërit, kontrollin me anë të gjesteve si dhe një sërë sistemesh ndihmëse të shoferit.

Disa nga këto sisteme janë ndihmësi i shoferit me njohje të hapësirave të verbra, paralajmërim për lënien e korsisë, paralajmërim për përplasjet nga para dhe prapa, paralajmërim për këmbësorët. Këto janë vetëm sistemet që vijnë standard me çmimin bazë.

Madje edhe sistemi i zërit Bower&Wilkins është më i mirë me 1,500 vat dhe 20 altoparlantë, krahasuar me sistemin Bang&Olufsen të Mercedes me 1,400 vat me 14 altoparlantë.

GLS në anën tjetër ka një kontroll të përshtatjes së vozitjes. Dhe ky është një avantazh nëse konsiderojmë ndihmën e avancuar të shoferit.

Kostoja

Më në fund mund të flasim për kostot. Tani që dimë se X7 do të kushtojë 73,900$, mund ti shohim këto dy modele nga perspektiva e çmimit, e cila do të ishte në favor të GLS të vjetër pasi Mercedes ka vendosur një çmim prej 70,150$ për të.

Aq sa shkojnë produktet luksoze, nuk ka një diferencë të madhe mes këtyre dy modeleve. Dhe teknikisht, të jeni të sigurt që BMW do të kompensojë diferencën e çmimit me 3,750$.