Krijohet mjeti elektrik për shkencetarët në Antarktidë, rezistente ndaj temperaturave të ftohta (-40°C)

ardita 0

Projekti i quajtur ‘Antarktide’ u udhëhoq nga Princi i Monakos Albert II pas vizitës së tij tre-javore në Antarktidë, në janar të vitit 2009. Kompania franceze VENTURI ka patur si qëllim që të ndërtojë për komunitetin e shkencëtarëve atje një mjet transporti i cili nuk do të kishte ndikim negativ në mjedis.

Hulumtimi shkencor në Antarktidë është thelbësor dhe na ndihmon të kuptojmë aspektet e ndryshimeve klimatike. Për disa dekada, infrastrukturat e dizajnuara janë fokusuar në uljen e ndikimit të shkencëtarëve në këtë mjedis unik dhe të brishtë, i cili mbrohet nga rregulla strikte. 

Mjetet aktuale të transportit janë me naftë dhe janë një burim kryesor i ndotjes.

Midis vitit 2013 dhe 2015, VENTURI Automobiles zhvilloi një prototip për në Antarktidë, i cili u testua fillimisht në rajonet e ftohta të Evropës. Përdorimi i mirë i të dhënave të mbledhura nga ky version i parë, si dhe teknologjia e zhvilluar për makinat e saj të garave (të cilat përdorin të njëjtat bateri), ekipi i inxhinierëve VENTURI tani ka sjellë  një version të dytë: i cili eshte i pajisur me një performancë më të lartë, me një fuqi 2x60kW dhe peshon rreth 2 ton.

I projektuar për të operuar në kushtet ekstreme të Antarktidës, ajo mund të mbajë tre persona, si dhe bagazhe dhe pajisje.


 

This post is also available in: English