Ku prodhohen makinat Volvo?

liridona 0

Volvo është e njohur gjerësisht për makina të fokusuara drejt sigurisë. Por a e dini se nga e ka origjinën kompania dhe ku i ndërton aktualisht automjetet?

Si shumë prodhues të tjerë automjetesh, Volvo është një korporatë ndërkombëtare, prandaj makinat i ndërton në vende të ndryshme për shtete të ndryshme.

Nga e ka origjinën kompania?

Volvo u bë një kompani zyrtare në vitin 1927 në Gothenburg, Suedi, dhe ishte një degë e prodhuesit suedez të kuzhinetave SKF.

U formua kur dy shokë, inxhinieri Gustav Larson dhe industrialisti Assar Gabrielsson, vendosën të bashkojnë idetë dhe të ndërtojnë një kompani të re makinash.

Larson mori përsipër detyrën të ndërtonte automobilin e parë, OV 4, ndërsa Gabrielsson ndihmoi me buxhetin e projektit dhe ishte pronar i kompanisë.

Volvoja e parë OV 4 u hodh në treg në vitin 1927.

Në ditët e sotme, kjo kompani është nën zotërimin e gjigantit automobilistik Geely. Ajo ka shndërruar gjithashtu nën-markën e performancës Polestar në një markë të veçantë të automjeteve elektrike dhe aktualisht po ndërton fabrikën e parë të Polestar në Kinë.

Ku prodhohen makinat Volvo?

Volvo ka një numër të madh punishtesh në të gjithë botën që i shërbejnë tregjeve të ndryshme. Megjithatë, këto janë fabrikat që i shërbejnë tregut të Amerikës së Veriut.

Fabrika në Torslanda, Sweden

  • Volvo XC60
  • Volvo V90
  • Volvo V90 Cross Country
  • Volvo XC90

Fabrika në Gent, Belgium

  • Volvo V60
  • Volvo XC40

Fabrika në Daqing, China

  • Volvo S90

Fabrika në Berkeley County, South Carolina, USA

  • Volvo S60

Polestar Plant (në ndërtim) – Chengdu, China

  • Polestar 1
  • Polestar 2
  • Polestar 3