Kush është e vërteta pas aeroportit privat të Google-it?

Mariglen 0

Është e zakonshme tashmë të degjosh që kompanitë e mëdha kanë avionët e tyre privatë, por Google e ka çuar këtë në nivel tjetër duke ndërtuar një aeroport privat.

Pavarësisht se Google është një kompani që ka vetëm 20 vite jetë, ka arritur të ketë një vlerë neto rreth 20 niliardë dollarë. Kështu që midis tjerave u shfaq nevoja për të pasur fluturime sa më të shpejta dhe fleksibël, për të kursyer kohën e CEO-ve.

Në 2005 bëri blerjen e avionit të parë, një Boeing 767-200 me çmim 15 milion dollarë dhe për ta bërë atë një avion privat u kushtoi dhe 10 milion dollarë të tjera.Sipas raportimeve Boeing i konvertuar kishte dy dhoma ndenje, dush, kuzhinë ,sallon dhe 15 ulëse first class dhe mund të mbante deri  50 pasagjerë.

Pas kësaj Google mori me qira një garazh aeroplanesh  pak kilometra larg zyrave qendrore në San Jose të Kalifornisë, qiraja vjetore 1.3 milion dollarë. Në 2014 kolosi i teknologjisë investoi 200 milion dollarë të aeroporti dhe uli kontrollin e NASA-s mbi të.

Gjatë kësaj kohe, drejtuesit e Google kishin të paktën 8 aeroplanë privatë dhe i mbanin tek aeroporti Moffet Field pranë zyrave qendrorë. Dy nga këto Jet-e ishin Gulfstream V jets.

Në 2013 Google bleu një pjesë të Aeroportit  të San Jose-s ku investojë 82 milion dollarë për të ngritur facilitetet e duhura për të mbajtur avionet privat të kompanisë, të cilit sa shkonin e u rriteshin në numër.

Ka shumë CEO të tjerë që kanë avione privatë por jo të gjithë kanë një aeroport privat pranë zyrave.

This post is also available in: English