Kush janë dy kompanitë rivale që bashkëpunojnë?

liridona 0

Kompania Daimler ka njoftuar sot se ka ndërmend të hyjë në një ndërmarrje të përbashkët me kompaninë tjetër BMW për të krijuar një superfuqi lëvizshmërie.

Një nga drejtuesit e Daimler tha: “Ne gjithmonë i kemi respektuar konkurrentët tanë por dihet që nuk i duam (duartrokasim). Viti 2016 shënoi një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për një nga rivalët tanë më të fortë: BMW festoi 100 vjetorin e saj. Dhe meqënëse kompania jonë është më shumë se 130 vjeç, ne publikuam këtë reklamë: “Faleminderit për 100 vite konkurrencë, 30 vitet e para ishin me të vërtetë paksa të mërzitshme.

Konkurrenca është ajo ç’ka na motivon ne.

Kjo linjë u prit përgjithësisht mire – madje edhe në Mynih, Bavari dhe kjo gjë për Daimler-in ishte diçka shumë serioze për arsye se industria e makinave në Gjermani është shumë e fuqishme ashtu siç është edhe konkurrenca e ashpër midis dy markave më të njohura gjermane BMW dhe Mercedes.

Kjo është arsyeja se pse BMW dhe Damler ranë dakord në vetëm një gjë, ata dëshirojnë të qëndrojnë konkurrente por në të njëjtën kohë dëshirojnë të bëjnë diçka të jashtëzakonshme së bashku.

Daimler është një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve të lëvizjes në Evropë.

BMW dhe Daimler mendojnë se ka ardhur koha për një lëvizshmëri gjithëpërfshirëse e cila do të jetë shumë e dobishme për klientët, dhe thonë që nuk është e nevojshme të rritet numri i aplikacioneve dhe i fjalëkalimeve.
Të dyja këto marka do të sjellin së bashku ndarjen e makinave, në makina me qira, makina për parking, makina elektrike. Dhe, thonë që janë të vendosur të hapin rrugën për një univers të mundësive në udhëkryqin e lëvizjes së përbashkët dhe ngasjes autonome.

Ne sektorin tonë, shumë nga këto plane nuk kërkojnë thjesht nje prespektivë të re, por dhe një bashkëpunim te ri me te tjeret. Pertej skemes se vjeter “miqe & armiq, ne gjithashtu shikojmë alternativen e te qenurit partner ose rival ne te njejtën kohë. Në  këtë sens do te bashkojmë fuqitë me një partner qe na plotëson.

Ky bashkëpunim nënkupton:

  • Makina me qira duke përdorur “Car2Go” dhe “DriveNow”: Kështu që klientët do te kenë akses ne 20.000 makina gjithsej, ne 31 qytete në mbarë boten.
  • Kombinim i shërbimeve të aplikacioneve “Reachnow” dhe “Moovel” për të ofruar më shumë mënyra transporti
  • Kombinim i shërbimeve taxi: “Mytaxi”,” Chauffeur Privé” , Clevertaxi dhe Clevertaxi do te sjell një ulje drastike të trafikut në qendrat urbane.
  • Parkim komod: “Parkmobile” dhe “ParkNow” do të ndihmojnë në gjetjen e një vendparkimi dhe në kryerjen e pagesave online për parkim.
  • Zgjidhje të lehta karikimi për makina elektrike: “ChargeNow” dhe “Digital Charging Solutions” së bashku do të ofrojnë një rrjet të gjerë  stacionesh publike për të karikuar makinat elektrike.
  • Si përfundim, e gjithë kjo përpjekie e përbashkët, tregon angazhimin tonë për të rritur dhe zgjeruar shërbimet tona ekzistuese. 

Lini një Përgjigje