A kushtojnë makinat klasike më shumë sesa ari?

ardita 0

Makinat klasike asnjëherë nuk kanë qënë një investim i mirë por në ditët e sotme ata janë bërë një investim më i mirë sesa ari. Në 12 muajt e fundit ndërkohë që çmimi i makinave klasike ka patur rritje me 20%, çmimi i arit është rritur me vetëm 10%. Kjo gjë na bëri të mendojme se cilat janë makinat më të mira që ne mund t’i blejmë tani me synimin që t’i shesim në të ardhmen në mënyrë që të kemi një fitim akoma më të lartë.

Këto janë tre makinat me benzinë që rekomandohen nga ekpertët e makinave klasike si në investim i mirë për të ardhmen. Le të fillojmë me modelin që kushton më lirë, e cila është një makinë Triumph Spitfire e vitit 1978. Ky model  vlen 2 grand por pas 5 vitesh parashikohet që vlera e saj do të shkojë 4 mijë quid. Prodhon 71 kuaj fuqi dhe peshon 792 kg.

Nëse jeni të gatshëm të shpenzoni më tepër para atëherë bëhuni gati për kryeveprën tjetër, BMW E30 3-series Cabriolet. Këtë model mund t’a blini për më pak se 4 grand dhe ekspertet e industrisë kanë llogaritur që pas 5 vitesh çmimi i saj mund të rritet rreth 15 grand. Gjëja më e mirë e BMW E30 është se gjatë drejtimit të saj nuk ndjehet që është e vjetër.

Dhe si gjithmone ëmbëlsira lihet për në fund, ju mund t’a blini këtë Rolls Royce Sliver Spirit për 5 ose 10 mijë paund. Ekspertët parashikojne qe vlera e saj do te rritet me 80% pas 5 vitesh. Kjo makine peshon me shume se 2 ton, ka nje motor 6.75 litersh V8.  Përpara se të blini një makinë duhet të siguroheni që të ketë libër shërbimesh. Në qoftë se nuk e ka librin e shërbimeve do të jetë shumë e vështirë për t’a shitur sidomos nëse dëshironi të fitoni nga ajo. 

Së dyti duhet të kontrolloni poshtë tapeteve në qoftë se ka ujë, sepse do t’ju kushtojë shtrenjtë riparimi i këtij defekti. Prandaj është më mirë që të punesoni një specialist për të kyer një kontroll të hollësishëm përpara se ju t’a blini, në këtë mënyrë ju do të siguroheni që keni blerë një makinë të mirë dhe të fortë.

 

This post is also available in: English