Ky airbag është krijuar posaçërisht për çiklistët

ardita 0

Hovding është një helmetë e mbushur me ajër për biçikletat e krijuar në Suedi. Testimet e para të kësaj helmete janë bërë në vitin 2010. Kjo helmetë ofron 3 herë më shumë mbrojtje nga goditjet sesa të gjitha helmetat e tjera që qarkullojnë në treg.

Një sensor i zgjuar aktivizohet vetëm në rast aksidenti dhe kjo helmetë është kundra ujit. Ka një bateri të rikarikueshme me një cikël prej 10 orësh. Për ta përshtatur këtë airbag apo helmetë me rrobat tuaja mund të ja ndryshoni mbulesën apo mbajtësen si të doni ju.

Për më tepër shikoni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=HETzzKJeKx4