Ky Bugatti Chiron është ndërtuar nga 1 milion pjesë Lego

armir 0

Ky krijim i Lego supozohej të vinte me përmasat në shkallën ⅛, por në fakt është krijuar në shkallën 1:1. Kompania e njohur Lego vendosi të bashkpunojë me krijuesin e kësaj makine për ta rindërtuar atë në përmasat reale por me pjesët e Legos dhe kështu ndodhi. Ky rikrijim mund të ecë në rrugë, edhe pse motorri i krijuar nga 2,300 pjesë Lego ka 5.3 kuaj fuqi. Me të vërtetë kjo makinë as që nuk i afrohet makinës së vërtetë nga shpejtësia, por nga dizajni po dhe është një makinë e ndërtuar komplet me pjesë.

Për nga ana numrave, ky model është një arritje. Ka marrë më shumë se 13,000 orë pune për ta ndërtuar atë dhe janë përdorur 1,000,000 pjesë për ta montuar këtë makinë e cila peshon 1500 kg. Ndërtuesit madje e çuan makinën në të njëjtën pistë ku makina origjinale Chiron eci për herë të parë dhe kjo makinë jo vetëm që lëvizi por edhe kapi një shpejtësi prej 20 km/orë.

This post is also available in: English