Ky do të jetë Mercedesi më i shtrenjtë i vitit 2019!

liridona 0

Makina më e shtrenjtë Mercedes për vitin 2019 pritet të jetë Mercedes-Benz CLS-Class.

Ju mund ta ndërtoni një të tillë sipas dëshirës tuaj online dhe pastaj të bëni porosinë sipas makinës që keni ndërtuar.

Një Mercedes-Benz AMG CLS 53 kushton 79,900 dollarë por nëse kërkoni një makinë të tillë me të gjitha opsionet të përfshira atëherë çmimi shkon në 115,905 dollarë.

Mercedes-Benz AMG CLS 53 ka një motorr që mund të prodhojë deri në 450 kuajfuqi dhe arrin një shpejtësi nga 0-96km/h në vetë 4.4 sekonda.

Për këtë model ju gjithashtu mund të zgjidhni ndërmjet 11 ngjyrave të ndryshme nga ku ngjyra e quajtur Designo Selenite Grey Magno është më e shtrenjta dhe kushton 3,950 dollarë. Për 1,290 dollarë më shumë Mercedes mund t’ju instalojë sistemin Parking Assist Package e cila përfshin parkimin automatik të makinës dhe  kamera me fushëpamje 360 gradë.

Sistemi Driver Assistance Package kushton edhe 2,250 dollarë më shumë dhe përfshin monotorimin e zonave të cilat nuk shihen në pasqyra, frenimin automatik në raste emergjence si edhe ndihmë në pilotim.

This post is also available in: English