Ky do të jetë superjahti i ri që do të ndërtojë Heesen

Admin 0

Kantieri hollandez Heesen prezantoi me detaje një nga projektet më të mëdha që kjo kompani ka ndërtuar do të ndërtojë deri më sot. Ai është superjahti prej 80 metrash i quajtur Project Cosmos. Ky jaht kërkon përdorimin e metodave teknologjike dhe inxhinierike më të fundit për të bërë të mundur që ky jaht jo vetëm të jetë i madh por edhe i shpejtë. Sipas zyrtarëve të Heesen superjahti Project Cosmos do të ketë një shpejtësi maksimale prej 29 nyjesh.

Dizajnin e jashtëm të këtij jahti do ta bëjë kompania e famshme britanike Winch Design ndërsa atë të brendshëm studio e dizenjimit Sinot e njëjta sudio dizenjimi që ka bërë dizajnin e brendshëm edhe për jahtin Galactica Super Nova. Jahti do të ketë një dizajn modern dhe bashkëkohor por duke ruajtur edhe stilin unik të kantierit Heesen. Disa karakteristika të jahtit janë vendi për të ulur dhe parkuar helikopterin, një kinema e jashtme , një pishinë me gjatësi prej 7 metrash, një beach club fantastik, si edhe shkallë në formë spirale të cilat rrethojnë një ashensor të tejdukshëm.

Jahti mund të akomodojë deri n 12 persona në 4 dhoma si edhe 19 pjesëtarë ekuipazhi në 11 dhoma.

This post is also available in: English