Ky është Bugatti Chiron më i lirë që mund të gjeni

ardita 0

Një makinë e re Bugatti Chiron kushton rreth 3 milion dollarë. Mirëpo nëse po kërkoni që të merrni një makinë të tillë për një çmim më të lire atëherë duhet të vizitoni ankandin e Bonhams Scottsdale.

Në këtë ankand do të prezantohet një makinë Bugatti Chiron gati si e re e cila lvlen rreth 2.8 milionë dollarë, makina ka vetëm 587 kilometra të kryera.

Ky Bugatti me ngjyrë blu të errët është 1 nga 100 makinat e para të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo makinë gjendej prej disa muajsh në një nga dyqanet që shiten makinat.

Gjithashtu pronari i dyqanit e ka mirëmbajtur makinën dhe ja ka kryer të gjitha shërbimet vjetore në 29 nëntor 2018. Kjo makinë ka edhe një garanci 4 vjeçare  e cila skadon në vitin 2021 nga kompania Bugatti, si edhe dokumenta të tjera ku jepen të dhëna dhe foto gjatë ndërtimit të makinës. Makina do të dalë në ankand tek Bonhams muajin e ardhshëm me datë 17.

Nën kofano ka të njëjtin motori ashtu siç ka dalë dhe nga fabrika, quad-turbocharged W16, 8 litërsh dhe prodhon 1479 kuaj fuqi.

This post is also available in: English