Ky është çmim i kësaj Renault 5 GT të vitit 1985

Admin 0

Makinat e viteve 80’ janë ende në modë për tu blerë dhe mundësitë për të gjetur një nuk janë të vogla. Ka ende shumë modele makinash të atyre viteve vërdallë si: Peugeot 205 GTI, Ford Fiesta XR2 si edhe Volkswagen Golf GTI por të gjesh një makinë të tillë në gjendje të mirë është pak e vështirë. Kjo sepse njerëzit që i blenë këto makina kur ishin të reja nuk është se ishin shumë të kujdesshëm me to.

Mirëpo një Renault 5 GT Turbo e vitit 1985 e cila është në gjendje shumë të mirë do të dalë në ankand në Britani. Ky model ishte një nga modelet më të mira sëbashku me modelin Clio që marka Renault prodhoi në ato vite.

Kjo makinë ka vetëm 25 milje të shënuara në kilometrazh dhe të gjitha shërbimet i janë berë sëfundmi. Kjo Reanult 5 GT Turbo do të dalë në ankand për një çmim që shkon nga 15,000-18,000 paund.

This post is also available in: English