Ky është Ford GT më i veçantë që ekziston, ja pse dallohet nga të tjerët

ardita 0

Vështirë se është dëgjuar ndonjëherë në pistën e Nurburgringut, që ndonjë shofer të kujdeset se mos i bie karroca e vendosur mbi tavanin e makinës.

Por, Jason Watts nuk është shoferi i zakonshëm i ndonjë super-makine. Ish-piloti ka marrë shumë tituj gjatë garave, derisa një aksident e paralizoi dhe ia beri të pamundur ngarjen e makinës.
Megjithëse nuk ndjen asgjë në pjesën e poshtme të trupit, atij i është modifikuar një makinë që mund t’i kontrollojë të gjitha veprimet me duar.

Mirëpo, ngarja normale për një ish-pilot nuk është asgjë, prandaj ai bëri përpjekje të shumta që të futet në gara të ndryshme, ku doli fitimtar. Së fundmi, Watts është ndihmuar financiarisht nga një bankë daneze, që t’i modifikohet një Ford GT.

Përveç të gjitha veprimeve që i kryen me duar, në tavanin e super-makinës është e vendosur mbajtësja e veçantë, që ia mundëson ta vendosë karrocën dhe një valixhe.

Videoja më poshtë e realizuar nga Misha Charoudin, e shfaq atë teksa nget për herë të parë pas 23 vitesh në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë, me një shpejtësi të konsiderueshme.

This post is also available in: English