Ky është jahti i ndërtuar nga Burger Boat Company

Admin 0

Kantieri amerikan Burger Boat Company ka nxjerrë disa foto të reja rreth jahtit prej 31.55 metrash të përfunduar nëntorin e kaluar me emrin Northland. Ky jaht u ndërtua si një jaht që mund të bëjë udhëtime të gjata por edhe për peshkim. Pamja e jashtme dhe e brendshme e këtij jahti është dizenjuar nga Luiz de Basto. Jahti mund të akomodojë deri në 8 persona në 2 dhoma në pjesën e sipërme të kuvertës dhe në 2 dhoma të tjera në pjesën e poshtme të kuvertës. Sipas drejtuesve të Burger Boat Company ky jaht u ndërtua që të jetë luksoz si edhe të përballojë udhëtime të gjata eksploruese.

Ky jaht ka edhe një vlerë historike për kompaninë sepse është jahti i parë i prodhuar pas 50 vitesh. Disa karakteristika të jahtit janë një spa, një pishinë, një library si edhe vendi i ngrënies me një tavolinë të madhe ku mund të ulen 8 persona njëkohësisht. Shpejtësia maksimale e jahtit është 12.4 nyje ndësa me shpejtësinë prej 9.5 nyjesh jahti mund të përshkojë 4000 milje.

This post is also available in: English