Ky është jahti më i fundit i shitur nga Amels

Admin 0

Kantieri hollandez Amels ka shitur edhe një tjetër jaht të serisë 180 Limited Editions në një marrëveshje të mbyllur në Fort Lauderdale International Boat Show. Jahti është ende duke u ndërtuar dhe mendohet të jetë gati në verën e vitit të ardhshëm. Pamja e jashtme është dizenjuar nga Tim Heywood dhe dizenjuesit e Amels. Pjesa e brendshme e jahtit do të dizenjohet nga studioja nga Kalifornia Bonesteel Trout Hall sipas kërkesave të pronarit të jahtit.

Jahti do të ketë një suitë private me ballkon për pronarin. Ky jaht do të mund të akomodojë deri në 12 persona në 6 dhoma si edhe një staf prej 12 anëtarësh. Kantieri nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij jahti i cili nuk ka përfunduar së ndërtuari akoma.

This post is also available in: English