Ky është jahti më i shtrenjtë i vitit 2018

liridona 0

Jubilee quhet jahti prej 110 metrash i ndërtuar nga kantieri Oceanco. Jahti përfundoi së ndërtuari në vitin 2017 dhe është jahti më i madh i ndërtuar në Hollandë. Jahti u shit për një çmim prej 275 milion eurosh duke e bërë këtë jaht më të shtrenjtin të shitur këtë vit.

Jahti u ndërtua nga Oceanco për emirin e Katarit por ai menjëherë e nxorri atë në shitje për çmimin e 275 milion eurove.

Jahti u dizenjua nga dizenjuesi rus Igor Lobanov, me pamjen e jashtme të ndërtuar në mënyrë të tillë që ta bëjë jahtin të duket edhe më i madh se ç’është.

Ky superjahti i cili u ble nga një miliarder amerikan mund të akomodojë deri në 32 persona në 16 dhoma si edhe 45 anëtarë stafi. Jahti ka gjithashtu një pishinë të madhe të ndërtuar në formën e një akuariumi, një pistë për uljen e helikopterit si edhe një beach bar të madh.

Ky jaht kap  një sh[ejtësi maksimale prej 18.5 nyjesh ndësa me një shpejtësi normale udhëtimi prej 14 nyjesh ky jaht mund të përshkojë një distance prej 5000 miljesh detare pa u ndaluar.