Ky është mjeti fluturues më luksoz në botë

Admin 0

Airlander 10 është mjeti fluturues më i madh dhe më luksoz në botë. Nuk është habi që të mos keni dëgjuar ndonjëherë për të sidomos pas dështimit në fluturimin e saj të dytë në 2016. Që nga ajo kohë kompania ka ecur përpara me projektin dhe ka bërë 6 fluturime provë të suksesshme. Ju mund t’ju duket e shëmtuar dhe qesharake nga pamja e jashtme por do të ndryshoni mendim menjëherë sapo të hyni brenda. Pamja e brendshme është dizenjuar nga Design Q dhe është spektakolare. Një nga karakteristikat që do të veni re më shumë janë numri i madh i dritareve dhe dyshemeja. Në kabinë dhe në hollin e përbashkët do të keni pamje fantastike të tokës nga lart për shkak se dyshemja është prej xhami. Gjithashtu ngjyrat dhe mobiljet të krijojnë idenë e një hoteli luksoz. Gjithashtu tek Airlander 10 mund të gjeni dhe një bar me të gjitha pijet. Nëse jeni të lodhur atëherë ju mund të shkoni në dhomat tuaja.

Hybrid Air Vehicles (HAV) kompania e cila ka marrë përsipër projektin në fillim mendoi që ta krijonte këtë mjet për përdorim ushtarak dhe për marketing. Më pas u bë e qartë që fusha e turizmit ofron shumë mundësi dhe ky mjet është i përshtatshëm për këtë fushë. Mjeti mund të ngrihet në fluturim nga çdo hapësirë e sheshtë si akull, shkretëtira por edhe nga një anije e madhe. Shpejtësia maksimale e Airlander 10 është 91mph dhe mund të rrijë deri në 5 ditë pa u ulur të tokë. Çmimet e biletave për një udhëtim 3 ditor nuk kanë dale akoma, por duke qenë se Airlander 10 mban deri në 19 pasagjerë mund të hamendësojmë se ky çmim do të jetë i lartë.

This post is also available in: English