Ky është mjeti i ri që do të marrë policia e Dubait

Admin 0

Policia në Dubai njihet në të gjithë botën për koleksionin e makinave të saj të policisë të cilat përfshijnë makina si Lamborghini Aventador, Bugatti Veyron apo dhe modele të ndryshme të makinave Ferrari. Por kësaj radhe ato kanë marrë diçka edhe më unike. Policia e Dubait deklaroi se do t’i pajisë policët me hoverbike. Do të jetë si një skuadër fluturuese sepse këto mjete mund të fluturojnë deri në një lartësi të caktuar.

Këto mjete do të ndërtohen nga kompania amerikane Hoversurf dhe Hoverbike-t e parë do të dorëzohen tek autoritetet e Dubait në vitin 2020. Këto mjete janë të ndërtura nga fibri i karbonit, kanë 4 helika, peshojnë rreth 114 kg dhe kanë një shpejtësi maksimale prej 60mph.

This post is also available in: English