Ky është motorri i parë elektrik i Harley Davidson

Admin 0

Harley Davidson Livewire quhet motorri i parë elektrik që marka Harley Davidson do të nxjerrë në treg. Ky motorr i cili është bazuar tek një model i vitit 2014 do të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm. Kompania ende nuk ka dhënë detaje rreth performancës së motorrit por vetëm ka deklaruar se do të ketë një start fantastik. Fuqia e motorrit do të vijë nga një bateri lithiumi e cila mund të karikohet në shtëpi ose tek vendet e vendosura për makinat dhe motorrët elektrikë.

Harley gjithashtu deklaroi se shitësit të cilë do të shesin këtë motorr do të kenë edhe karikues “fast charger”.  Me frena nga Brembo dhe amortizatorë nga Showa ky motorr do të jetë shumë i rehatshëm dhe i sigurtë. Dizajni i motorrit do të jetë një dizajn klasik i një motorri Harley Davidson.

This post is also available in: English