Ky është plani i Porsche për modelet e ardhme të makinave Porche 911

Admin 0

Së fundmi Porsche prezantoi gjeneratën e tetë të modelit të saj klasik 911. Versioni i ri ka një motorr sportiv të ndërtuar në atë mënyrë që e ka bërë këtë model makine të veçantë dhe shumë të kërkueshme. Megjithatë ajo që nisi si një propozim nga fansat dhe gazetarët duket se do të bëhet realitet. Porsche po planifikon që modeli i ardhshëm 911 do të jetë një makinë hibride. Sipas një prej drejtuesve të Porsche, August Achleitner konfirmoi se modeli i ri i Porsche 911 i prezantuar këto ditë është gati për t’i shtuar edhe një motorr elektrik. Megjithatë ky model nuk pritet që të dalë në treg para vitit 2022.

August Achleitner u shpreh se ndryshe nga modeli Cayenne E-Hybrid,Porsche do të ketë fokusin më të madh tek performance e makinës dhe shpejtësia e saj. Gjithashtu ata po mendojnë të vendosin një sistem rikarikimi të baterisë pa pasur nevojë që jut ë ndaloni për ta vendosur në prizë.

This post is also available in: English