Ky është Range Rover-i i ri Evoque.I mrekullueshëm!

liridona 0

Pas afërsisht 2 viteve pas publikimit të fotove të para është prezantuar gjenerata e re Land Rover Range Rover Evoque.

Nga pamja e jashtme kjo makinë duket si një Range Rover Velar po më i vogël. Mos u gënjeni nga pamja e jashtme ky model i ri Evoque ka pot ë njëjten madhësi si modeli paraardhës.

Megjithatë makina e re ka më shumë hapësirë brenda sidomos tek pjesa e prapme ku ulen pasagjerët.

Dizajni i brendshëm është shumë i ngjashëm me një Range Rover Velar. Modeli i ri është më solid se modeli paraardhës dhe niveli i zhurmës dhe i dridhjeve të makinës është reduktuar.

Kjo është një fuoristradë hibiride dhe modeli i parë Evoque e cila ka një pjesë të motorrit elektrik.

Motorri i kësaj fuoristrade hibiride mund të prodhojë deri në 296 kuajfuqi. Kompania pretendon se ky motorr është shumë efiçent dhe ndihmon shumë në uljen e ndotjes së mjedisit.

Gjithashtu kompania do t’i pajisë këto makina me sistemin ClearSight Ground View.

Me anë të këtij sistemi shoferi mund të shohë çfarë ka përpara, poshtë dhe prapa makinës me anë të disa kamerave të vendosura në pjesën e përparme të makinës dhe tek pasqyrat. Land Rover premtoi se do të japë më shumë informacion rreth makinës në Chicago Auto Show që do të mbahet në shkurtin e vitit të ardhshëm.