Ky koleksion makinash shitet me një çmim të pabesueshëm

Admin 0

Të kesh dhe të krijosh një koleksion makinash nuk është diçka e lehtë. Gjetja e makinës së duhur, modelit që ti kërkon me ato parametra që ty të pëlqejnë dhe në gjendje të mirë mund t’ju hajë disa vjet kohë. Pastaj vjen edhe stresi për të negociuar një çmim të arsyeshëm si edhe trasportimi i makinës në vendin tuaj etj.

Por për të gjithë ata që janë fansa të makinave BMW kompania Enthusiast Auto Group e cila ndodhet në Ohio ka një ofertë të veçantë. Kjo kompani ka një koleksion prej 13 makinash BMW të gjitha në gjendje optimale të cilat kërkon t’i shesë për një çmim prej 2.3 milion dollarësh. Kjo kompani ka në koleksionin e saj këto modele: 1 BMW M1 i vitit 1981, 1 BMW E30 M3 EVO Sport të vitit 1990, 1 BMW E36 M3 Lightweight të vitit 1995, 1 BMW E46 M3 Competition Package të vitit 2005, 1 BMW E92 M3 Lime Rock Park Edition të vitit 2013, 1 BMW Z1 të vitit 1991, 1 BMW Z3 M-Coupe të vitit 2001, 1 BMW Z4 M-Coupe të vitit 2007, 1 BMW Z8 Roadster të vitit 2003, 1 BMW E39 M5 të vitit 2002, 1 BMW E24 M6 të vitit 1988, 1 BMW E28 M5 të vitit 1988 dhe 1 BMW 1M Cuope të vitit 2011. Këto janë 13 nga modelet më të mira që BMW ka prodhuar gjatë dekadave të fundit. Por nëse ju nuk ju pëlqen ndonjë makinë në koleksion kompania EAG deklaroi se mund ta heqi atë makinë nga koleksioni ose mund të shtojë ndonjë model tjetër që ju dëshironi. Pra a mendoni se ja vlen të paguani rreth 2 milion dollarë për këtë koleksion makinash BMW?

This post is also available in: English