Ky koncept mund të jetë e ardhmja e trenave

armir 0

Ju prezantojmë me koneptin e së ardhmes për trenat,  ‘Platforma Lëvizëse’.

Ajo çfarë mund të ndodhë në të ardhmen është që ju mund të kaloni nga një tren në një tren tjetër gjatë kohës që ata janë në lëvizje, madje trena super të shpejtë dhe e gjitha kjo pa ndaluar shpejtësinë apo pa ndaluar me ndonjë stacion.

Trenat bashkohen me njëri tjetrin kur janë në të njëjtën shpejtësi. Kjo gjë i lejon pasagjerët të ndërrojnë trenat ndërkohë që ato janë në lëvizje. Më pas, mbasi pasagjerët shkëmbehen, trenat ndahen dhe vazhdojnë në destinacionin e tyre.

Një gjë e mirë nga ky koncept është se, nëse bëhet realitet do ju lejojë të udhëtoni në qytete të ndryshme pa ndalesa fare.