Ky Lamborghini Huracan i modifikuar kap një shpejtësi marramendëse brenda 7 sekondash (Video)

ardita 0

Modifikimi që i është bërë makinës italiane, ka arritur të kalojë një katërtën e miljes për shtatë sekonda

Gjatë një gare që është zhvilluar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ka marrë pjesë edhe një Lamborghini Huracan i modifikuar, që prodhon 2,000 kuaj fuqi.

Me ndihmën e pilotit profesionist, kjo makinë arriti shpejtësinë marramendëse prej 335 kilometra në orë, për një kohë shumë të shkurtër.

Këtë rekord, Nissan GT-R e ka mbajtur për një kohë mjaft të gjatë, duke qenë i pamposhtur në këto gara.