Ky mjet është komplet i ligjshëm të qarkullojë në rrugë

armir 0

Më parë mund të na ketë rënë në sy ndonjë mjet apo makinë me motorr aeroplani, por kurrë nuk kemi parë ndonjë avion të kthyer në makinë.

Ky modifikim i çmendur është në pronësi të Jetsetter Inc. dhe u shfaq zyrtarisht  disa ditë më parë në KnwledgeFest, Dallas. Kjo ide ka qënë një koncept që në vitin 2006 nga Dan Harris dhe Frank DeAngelo dhe dukshëm që një kohë e gjatë ka kaluar që atëhere deri në momentin që projekti është kompletuar. E dini më të bukurën?
Kjo ‘’limuzinë” është e ligjshme për të qarkulluar në rrugë.

Në fakt ka më shumë se kaq. Nga brenda është pajisur me drita, bokse audio, ekrane dhe mjaftueshëm vënde për një festë martesore. Në fillim ka vetëm një vend për shoferin me disa ekrane që mendohet të jenë për atë për ta ndihmuar që të manovrojë dhe të shikojë pjesën e prapme të këtij automjeti luksoz. Të gjithë mund të hyjnë dhe të dalin nga e njëjta derë që duket të jetë e mrekullueshme.

Nga jashtë nuk është keq gjithashtu. Ka një ngjyrë të kuqe në pjesën metalike të saj dhe helikat e motorrëve janë të pajisur me drita për ti dhënë atyre më shumë pamje natën. Meqënëse përdor motorrat e vet aktual për tu fuqizuar ndoshta do të ishte paksa problem në rrugë.

Për më shumë foto të tjera mund ti gjeni në Facebook-un zyrtar të kompanisë (Limo-Jet).

This post is also available in: English