Ky motorr elektrik duket sikur është me benzinë

armir 0

Kompania “Rumble Motors” ka krijuar një motorr elektrik në të cilin kanë instaluar një boks i cili nxjerr zhurmë sikur është motorr me benzinë. Sipas kompanisë, zhurma e motorrit i paralajmëron motorristët e tjerë dhe këmbësorët dhe bën të kuptojnë që po kalon. Kjo zhurmë fallco krijohet menjëherë sapo i jep gaz motorrit.

Ka një shpejtësi maksimale prej 70 km/orë që fuqizohet nga një motorr 2,000 Watt dhe mund të udhëtojë deri në 96 km me një karikim të vetëm. Gjithashtu në motorr përfshihen një matës shpejtësie, drita të gjata dhe të shkurtra dhe një tregues për gjëndjen e baterisë. Bateria 72 vold mund të karikohet plotësisht për 2-3 orë.

Ky skuter elektrik ka një çmim prej 3,490 dollarësh.

https://www.facebook.com/YourFutureCarInTheKnowbyAOL/videos/339456223266092/