Ky mund të jetë shansi i artë i të gjithë fansave të makinave për të fituar një Lamborghini Huracan

Admin 0

A e mbani mend ate Lamborghini Huracan e cila u bekua dhe u firmos nga Papa Françesku? Pasi u shit në një ankand për shumë prej 861,575 dollarësh, tani kjo makinë është pjesë e një llotarie. Paratë e fituara nga kjo llotari do të përdoren për arsye bamirësie. Ka shumë mënyra për tu bërë pjesë e kësaj llotarie por për ta fituar atë varet nga shuma e parave që do të vendosni. Ju mund të bëheni pjesë e llotarisë duke paguar vetëm 10 dollarë por sa më shumë që të paguani aq më shumë shanse keni për të fituar këtë Lamborghini të rrallë.

Kjo llotari do të mbahet nga Omaze dhe sipas tyre paratë e fituara do të përdoren për rindërtimin e fshatrave të shkatërruar nga lufta, të ndihmojë në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, të ndihmojë me ndihmë mjekësore dhe arsimin ata persona që jetojnë në varfëri ekstreme etj. Të përdorësh  një supermakinë sportive të bekuar dhe firmosur nga Papa për qëllime bamirësie është një ide gjeniale.

This post is also available in: English