Ky “përbindësh” lë mbrapa markat më të famshme të makinave

ardita 0

Kompania DEVEL prezantoi  një model të kategorisë SUV, i cili quhet DEVEL SIXTY 6X6. Devel Sixty është përbindëshi më i fundit me gjashtë rrota dhe është krijuar nga një kompani që di si të na çudisë me krijimet e saj.

Eshtë një supermakinë që prodhon 720 kuaj fuqi ka një motorr V8. Kjo veturë besohet të jetë ndërtuar me fibra karboni, amortizimi i saj është individual. Arrin 100 km në vetëm 5.8 sekonda dhe ka një shpejtësi prej 150 kilometra në orë.  

Nga pamja e jashtme ngjan me një makinë ushtarake, nga ku edhe ka marrë frymëzimin kompania për ta ndërtuar. Për sa i përket dizajnit të brendshëm DEVEL akoma nuk ka treguar ndonjë fotografi , kështu që kabina brenda mbetet ende një mister, por gjëja e vetme që na është bërë e ditur është se ka 6 sedilje. 

Zakonisht makinat e mëdhaja nuk janë të lira dhe Devel Sixty nuk kishte si të ishte ndryshe çmimi i saj fillon nga 450 000 dollarë.

Lini një Përgjigje