Një parkim i automatizuar nëntokësor për biçikleta në Japoni, ja si funksionon

armir 0

Sistemi parkimit Eco Cycle nga firma Japoneze Giken ofron një zgjidhje mjaft efiçente për të parkuar biçikletën. Ky lloj parkimi në vetvete përfshin një sistem të automatizuar për parkimin e biçikletës.

Po si funksionon kjo gjë?
Fillimisht e pozicionon biçikletën me rrotën e parë në vendin e duhur dhe disa sensorë e detektojnë atë. Pasi biçikleta sigurohet, shtypni një buton ‘drop-off start’ dhe keni mbaruar punë. Mbasi largoheni dera mbyllet dhe gjendet një vend i lirë për biçikletën tuaj.

Gjithashtu marrja mbrapsht e biçikletës është shumë e thjeshtë dhe kërkon shumë pak kohë, vetëm 13 sekonda.