Lada Niva 4×4 që është një nga veturat më të vjetra, vjen me përditësime në pjesën e brendshme

liridona 0

Nëse mendoni se Nissan Frontier është plakur shumë, shkoni në Rusi dhe kërkoni çelësat për një Lada 4×4. Ka lindur si Niva në vitin 1977, kur Jimmy Carter ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa që nga ai vit ka qenë në prodhim të vazhdueshëm dhe tani po merr një mori përditësimesh si pjesë e modelit të vitit që vjen.

Lada, që ndodhet pranë Mitsubishit, nën ombrellën Renault-Nissan, shpjegoi se përditësimet e këtij 4×4, po bëhen kryesisht për të rritur rehatinë dhe sigurinë

Veshjet e epokës së Luftës së Ftohtë, përfshijnë një tabelë me pamje të re, me një sistem më të fuqishëm të kontrollit të klimës, dalje 12 volt në konzolën qendrore dhe një tufë instrumentesh analoge të ri dizajnuara, mes të cilave edhe një ekran i vogël LCD, që shfaq të dhënat e mbledhura. Termi “sistem infotainment” nuk ka hyrë ende në leksikun e këtij 4×4.

Modeli i vitit 2020 u ofron pasagjerëve të përparmë, hapësirë më të rehatshme të pajisura me ato që Lada i përshkruan si “një mekanizëm më të besueshëm të palosjes”, plus jastëkët për mbështetjen e kokës.

Në pjesën e përparme janë mbajtëset për gota, pjesët e reja për mbrojtjen nga dielli, harta më të ndritshme si dhe një sistem më i shpejtë për emergjenca që aktivizon hapjen e air bagëve, si dhe izolim më të mirë të zërit për ta bërë kabinën sa më të qetë.