Lamborghini Aventador SVJ një nga makinat më të shpejta në botë.

Pas shumë muajsh fotosh, spekulimesh dhe thashethemesh Lamborghini më në fund prezantoi modelin Aventador SVJ gjatë Pebble Beach Show në Kaliforni. Modeli SVJ është modeli më i fuqishëm i SV. Lamborghini në Pebble Beach prezantoi një model të veçantë SVJ63 në nder të vitit të krijimit të kompanisë Lamborghini në vitin 1963.
Motorri V12 i Lamborghini SVJ është motorri V12 më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga një kompani italiane duke prodhuar 770 kuajfuqi. SVj arrin nga 0-100 km/h vetëm në 2.8 sekonda dhe nga 0-200 km/h vetëm në8.6 sekonda. Shpejtësia maksimale e kësaj supermakine është 350 km/h. Pirelli gjithashtu ka krijuar gomat P Zero Corsa posaçërisht për këtë makinë. Por SVJ nuk është përmirësuar vetëm në fuqi dhe shpejtësi por edhe në sistemin aerodinamik. SVJ ka gjenratën e dytë të Aerodinamica Lamborghini Attiva(ALA) e cila e bën makinën shumë të shpejtë.
Shitjet e SVJ do të nisin në fillim të vitit 2019 me çmimin e një makinë që është 517,700$. Lamborghini do të ndërtojë vetëm 963 makina gjithsej dhe vetëm 63 prej tyre do të jenë Lamborghini SVJ 63.
This post is also available in: English