Lamborghini feston me Huracan-in e 11,000 dhe Aventador-in e 8,000

armir 0

Prodhimi nuk ka mbaruar akoma, kështu që numri i këtyre makinave do vazhdojë të rritet.

Lamborghini ka kapur moment historik me prodhimin e dy modeleve të kësaj marke duke ndërtuar Aventador-in e 8,000 për një klient në Japoni dhe Huracan-in e 11,000 për një blerës në Itali.
Me 8,000 Aventador në rrugë, prodhimi i këtij modeli gati është dyfishoi paraardhësin e saj Murcielago-n. Lambo e mbylli prodhimin e kësaj makine në 11 Maj 2010, mbasi 4,099 prej tyre lanë fabrikën.

E anasjellta për Huracan e cila akoma nuk e ka barazuar numrin e paraardhësit të saj, Gallardo-n.

Marka Lamborghini vazhdon e rritet me dërgesat e saj në botë me 2,327 makina në gjysmën e parë të vitit 2018, më shumë se 11% vit për vit. Nga këto, 1,604 ishin Huracan dhe 673 Aventadorë. 50 të mbeturat sigurisht që kanë qenë modeli i ri i Lambos, Urus.

Makinat e reja të kësaj marke janë në rrugë e sipër. Kompania konfirmoi se pasuesi i Aventador është në ndërtim e sipër. Ndërsa Huracan duket më larg për tu zëvëndësuar, por Lambo ka disa ide tani për këtë gjë.

This post is also available in: English