Lamborghini gjigant me gjashtë rrotë, i aftë për të gjitha terrenet

liridona 0

Mundësi e udhëtimit nëpër zona me terrene të vështira, me nivel të lartë luksi

Abimelecdesign ka punuar në një Larborghini, duke e kthyer në makinë me gjashtë rrota, të aftë për të gjitha terrenet, por pa ia ndryshuar dukjen origjinale që e ka

Versioni i kësaj makine, ngjanë shumë me Mercedes-AMG G63 6X6, që është kopjuar me vonë edhe nga Hennessey me Velicopter 6X6.

Ky dizajn, është quajtur Lamborghini LM002 Sei per Sei, që në gjuhën italiane nënkupton gjashtë me gjashtë.

Brenda makinës, thuhet se është i njëjti motor me V12 si dhe transmisioni manual, derisa në pjesën e jashtme të tij, mundësohet shkrepja e fotografive të luanëve dhe elefantëve, nga komoditeti i ulëses së lëkurës.

Pjesa e pasme e këtij Lamborghini, është zgjatur në masë të madhe, duke mundësuar hapësirë të bollshme për qëndrim.

Rritja e kësaj pjese, duke se do t’i nxirrte problem shoferit, sepse do ta ketë të vështirë ta parkonte nëpër parkingje normale.