Lamborghini njofton se modeli kabriole, Huracan Evo Spyder do të debutojë në Gjenevë

ardita 0

Lamborghini zbulon makinën e tij Huracan Evo Spyder përpara debutimit zyrtar të tij.

Makina ka një motor V10, 5.2 litërsh që prodhon 613 kuaj fuqi, aq sa versioni Coupe që u prezantua më herët. Huracan Evo Spyder peshon pak më shumë se modeli Coupe, por ata ndajnë të njëjtën shpejtësi prej 202 mph.

Tavani i tij mund të hiqer pë 17 sekonda e deri në shpejtësinë 50 km/orë. Lamborghni Huracan Evo Spyder do të debutojë gjatë javës që vjen në Gjenevë dhe pritet të dalë në shitje në pranverën e këtij vitit.  Çmimet në Shtetet e Bashkuara fillojnë nga 287,400 dollarë dhe në Evropë nga 202,437 euro.

This post is also available in: English