Lamborghini nuk rresht së surprizuari. Ja risia e rradhës!

liridona 0

CEO i Lamborghinit, Stefano Domenicali ka konfirmuar se zëvendësimet për super makinat e Aventador dhe Huracan, që do të ndodhin respektivisht në vitet 2020 dhe 2022 , do të mundësohen nga motorët hibridë që furnizohen me energji elektrike.

Ky është lajme shqetësuese. Bateritë dhe motorët nënkuptojnë më shumë energji, por edhe më shumë peshë. Dhe siç e dimë të gjithë, pesha është armiku numer nje.

“Për sa kohë që unë jam drejtor teknik, makinat tona super sportive nuk do të kenë një motor te super ngarkuar, ka thene Maurizio Reggiani, zyrtari kryesor teknik i Lamborghinit. “Ka të bëjë me emocionet. Nëse nuk keni emocion, atëherë nuk keni asgjë, ”

Domenicali gjithashtu pranoi se inxhinierët e tij po punojnë jo vetëm për bateri të ngurta (e pranuar gjerësisht si nje hap i ardhshëm i madh, pasi litiumi ka arritur potencialin e tij të plotë), por edhe per një super-karburant me hidrogjen.

Tani po flasim per 15, 20 vitet e ardhshme, por Domenicali dëshiron të tërheqë një brez të ri blerësish, dhe per kete ai thote: “Unë dua të konsultohem me adoleshentët, dua ta shoh botën nëpërmjet syve të tyre,të flas gjuhën e tyre dhe kultura e tyre duhet të pasqyrohet në biznesin tonë. “

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje