Lamborghini prezanton versionin sportiv të modelit Urus

Admin 0

Një nga divizionet e Lamborghini-t e quajtur Squadra Corse ka prezantuar konceptin e një superfuoristrade sportive. Pas prezantimit të Lamborghini SC18 ky diviziona ka prezantuar planet për ndërtimin e Lamborghini Urus ST-X. Kjo fuoristradë do të ndërtohet vetëm për gara dhe për tu ngarë në pistë. Fuoristrada do të ketë të gjitha elementët e sigurisë të certifikuara nga FIA në mënyrë që të marrë pjesë në gara. Përveç ngjyrës së jahstme jeshile kjo makinë është një Lamborghini Urus i modifikuar për të qenë më i shpejtë. Fuoristrada e re është 25% më e lehtë se një modeli bazë dhe gjithashtu pjesa e përparme e makinës është modifikuar për të përfituar sa më shumë nga aerodinamika.

Mendohet se Lamborghini kërkon që të marrë pjesë me këtë superfuoristradë në një kampionat ku pistat kombinohen midis një piste normale dhe një piste me rrugë të këqija malore. Kjo fuoristradë do të debutojë në Europë dhe në Lindjen e Mesme në vititn 2020 në një garë të cilën FIA ende është duke e planifikuar për ta bërë.

This post is also available in: English