Lamborghini restauron modelet klasike Islero dhe Espada për turneun e 50 vjetorit të tyre

ardita 0

Marka e famshme italiane do të festojë përvjetorin e artë të dy makinave klasike sportive, duke marrë modele të restauruara në një turne në të gjithë Italinë qëndrore. Lamborghini ka planifikuar të bëjë një turne me modelet e restauruara, Espada e Islero në të gjithë Italinë, në fillim të muajit shtator për të shënuar 50 vjetorin e këtyre dy makinave. 

 Lamborghini Polo Storico, divizioni që restauron modelet historike të kësaj marke, ka përfunduar së restauruari një Espada e Islero të cilët i përkasin Muzeut Lamborghini. Ajo do të mbahet me 7-10 shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në fabrikën e Lamborghinit në Sant’Agata Bolognese.

Espada ishte modeli i parë i prodhimit me katër sedilje në historinë e Lamborghinit gjithashtu ka një nga numrat më të lartë të njësive të prodhuara në mesin e makinave historike të markës. Ka një motor 4.0 litërsh V12 dhe ka një shpejtësi maksimale prej 245 km/orë. Përveç kësaj ishte Lamborghini i parë me kambio automatike.

Islero, emri i të cilit fillimisht ishte Jsero – u prodhua nga viti 1968 deri në 70-ën, në dy versione. Dizajnuar nga Mario Marazzi, ai ka rrota shumë të gjëra, motori V12 bën që makina të ketë një shpejtësi maksimale prej 250 km/orë, ndërsa versioni S i këtij modeli arrin 260 km/orë. Janë prodhuar vetëm 225 njësi të këtij modeli, 155 nën emrin Islero dhe 70 me Islero S. 

Turneu i përvjetorit do të shtrihet nëpër rajonin e Umbria-s dhe do të përbëhet nga një kolonë koleksionuesish që do të ngasin makinën e tyre për më shumë se 400 milje nëpër Itali. Pjesëmarrësit do të vizitojnë të dy fabrikat e makinave moderne si dhe selinë e Lamborghini-t Polo Storico.

This post is also available in: English