Lamborghini Sian është makina e parë e elektrifikuar e Lamborghini, dhe më e fuqishmja

liridona 0

Prodhimi është i limituar në 63 njësi, në nderim të vitit të themelimit të kompanisë, dhe të gjitha këto njësi janë shitur tashmë.

Ky është edicioni i limituar i Lamborghini Sian.

Është një version i rigjetur, rregulluar dhe elektrifikuar i Lamborghini Aventador, dhe është makina më e fuqishme që marka italiane ka prodhuar ndonjëherë.

Prodhimi është i limituar në 63 njësi, në nderim të vitit të themelimit të kompanisë, dhe të gjitha këto njësi janë shitur tashmë.

Sian, që do të thotë “rrufe” në dialektin bolonjez, indikon platformën elektrike të makinës. Makina ka motorin 6.5-litër V12 me aspirim natyral, së bashku me motorin elektrik, që së bashku prodhojnë 808 kuaj fuqi.

Elementi hibrid në platformën e Sian përbëhet nga motori elektrik 48-volt që prodhon 34 kuaj fuqi, së bashku me motorin dhe kamion. Fuqizohet nga një superkondensator, për të cilin Lamborghini thotë se është tre herë më i fuqishëm se sa një bateri konvencionale litium-jon të së njëjtës peshë.

Jo vetëm që është Lamborghini më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë, por është edhe më i shpejti. Firma italiane deklaron se makina arrin shpejtësinë 0-100 km/h për më pak se 2.8 sekonda. Shpejtësia maksimale e Lamborghini Sian mbetet për tu verifikuar, por marka thotë se do të jetë mbi 350 km/h.

Një model unik i konfiguruar me bojë “gold elektrike” do të debutojë publikisht në Shfaqjen e Makinave në Franfurt këtë vit.