Lamborghini Urus 2019 i aksidentuar shitet për vetëm 115 000 dollarë

armir 0

Lamborghini Urus me vetëm 1,210 km është aksidentuar dhe është nxjerrë në shitje për 115 000 dollarë.

Copart, një website që shet makina të prishura, ka nxjerrë në shitje një Lamborghini Urus të vitit 2019 i cili është aksidentuar. Çmimi fillestar është vetëm 115 000 dollarë.
Për ta bërë akoma më të dhimbshme, kilometrazhi shënonte 1,210 kilometra, që do të thotë që pronari nuk ka kaluar dhe aq kohë me këtë makinën luksoze para se ajo të përplasej.

Po të shohësh fotot, ato tregojnë mjaft mirë gjëndjen e makinës. I gjithë dëmi ka ndodhur në pjesën e përparme të makinës. Po ta shohni me vëmëndje, pjesa e pasagjerit është pak më shumë e dëmtuar sepse nga ajo anë skeleti i makinës është pak më i ekspozuar.

Nga përpara mund të themi që është kaos total. Radiatori është zhdukur ndërsa tubat e ajrimit janë shkëputur. Bateria duket sikur do bjeri nga momenti në moment kurse pjesët hidraulike të makinës janë të dëmtuara.

E gjithë pjesa tjetër duket sikur është e paprekur, por gjithsesi ai që do e blejë ka shumë punë për ta vënë në vijë përsëri këtë makinë.

This post is also available in: English