Lamborghini Urus bie nga “froni,” kjo është fuoristrada më e shpejtë në botë!

Admin 0

Deri javën e kalur Lamborghini Urus ishte fuoristrada më e shpejtë në botë me një shpejtësi maksimale prej 305 km/h ose 189.5 mph. Mirëpo një tjetër fuoristradë ka arritur t’ja “vjedhë” vendin e parë fuoristradës Lamborghini. Kjo makinë është Bentley Bentayga Speed e cila ka një shpejtësi maksimale prej 190 mph. Fuoristrada e re ka 2 motorrë W12 turbo të cilët prodhojnë deri në 626 kuajfuqi.

Megjithatë kur bëhet fjalë për startin Lamborghini Urus mbetet më e shpejta duke e arritur shpejtësinë nga 0-62 mph në vetëm 3.6 sekonda. Sipas inxhinierëve të Bentley fuorisrada e re është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i marrë kthesat me shpejtësi të madhe. Tani pritet kundërpërgjigja e Lamborghini-t rreth çështjes së fuoristradës më të shpejtë, gjë që duke parë historinë mund të mos vonojë shumë.

This post is also available in: English