Lamtumira e motorëve V12

liridona 0

Ka diçka magjike në lidhje me një motor V12 me aspirim natyral që ka fuqi rrotulluese 9,000 rpm.

Më mbresëlënëse është fakti se ky motor me 789 kuaj fuqi mbart një garanci tre-vjeçare/pa limit kilometrazhi, dhe ka nevojë të dërgohet në servis vetëm një herë në vit.

Plus që takon standardet moderne globale të emetimeve. Është një çmenduri.

Motori që është vënë në pikëpyetje është në Ferrari 812 Superfast. Fatkeqësisht motorit me 12 cilindra nuk i ka mbetur edhe shumë kohë në të gjithë industrinë.

Rritja e popullaritetit të turbo-diesel në Evropë në fund të viteve ’90 si dhe kalimi i turbove tek motorët me benzinë ishin fillimet e sulmeve ndaj V-12 të fuqishëm.

Krejt e thjeshtë, avantazhi primar i motorit të madh me 12 cilindra – fuqia rrotulluese – u neutralizua nga motorët më të vegjël, më të lirë.

Siç kemi përmendur më parë, Mercedes po heq dorë nga V12. Audi gjithashtu ka deklaruar se sedani luksoz A8 i ri nuk do të ketë një version motori V12. VW Group e ka motorin V12 në Lamborghini Aventador, dhe në fakt është një motor fantastik, por është i lidhur me kamio manuale.

Është motori 500-cc-per-cilinder, turbo me 8 cilindra që po e lëndon së tepërmi motorin V12. Mercedes përdor versione të motorit 4.0-litër V-8 në disa automjete, duke përfshirë AMG të performancës së lartë dhe Maybach ultra-luksoz.

Motori Benz madje po përdoret edhe nga Aston Martin, në të dy makinat DB11 Volante dhe Vantage të cilat për momentin janë të disponueshme vetëm me motorin V-8 të AMG.

Kur marka britanike shtoi një çift turbosh në V-12 e tyre në momentin që lançoi DB11, motori i madh e humbi karakterin.

BMW planifikon të mbajë motorin e tij N74 turbo me 12 cilindra të paktën deri në vitin 2023. Meqë Rolls-Royce përdor një version të motorit Bimmer në linjën e tij, kjo është një arsye e mjaftueshme për të vazhduar prodhimin e motorit.

Një V12 i shkon për shtat më tepër një Rolls se sa një BMW gjithsesi, pasi këto makina ekskluzive kanë fuqi rrotulluese të butë, çmim të lartë, dhe nuk ka motor nafte ose V8 tek Rolls, të paktën tani për tani.

Hiper-makina e ardhshme La-Ferrari do të përdorë një V12. Për fat të keq, Toyota ka hequr motorin V12 nga sedani ultra-luksoz JDM Century. Alas, një V8 i hibridizuar zuri vendin e tij.

Kjo na sjell tek elektrifikimi. Do të shohim kompanitë si Ferrari dhe Lamborghini të ngecin me tipet e motorit, por hibridizimi do të bëhet diçka e detyrueshme për shkak të emetimeve.

Versioni i radhës i Aventador thuhet se do të fitojë teknologji hibride. Po të njëjtën rrugë do të ndjekë edhe hiper-Ferrari i rradhës.

Por automjetet tërësisht elektrike me fuqi rrotulluese të madhe dhe mungesën e shkarkimeve do të vrasin përfundimisht V12 në të shumtën e aplikimeve.

Deri atëherë, le të festojmë për motorët V12 që kanë mbetur – sidomos për ato me aspirim natyral.

Për të shtuar, një lajm i mirë në botën e motorëve me djegie të brendshme: Motori me gjashtë cilindra në një vijë po rikthehet.

BMW ka ngecur me planin aktual, por Mercedes dhe Jaguar Land Rover po i kthehen lojës. Një motor me gjashtë cilindra është praktikisht gjysma e një V12, dhe motori i JLR dhe versioni AMG i motori të Benz kanë të dy një supercharger elektrik dhe një motor elektrik.

Elektrifikimi në formën e hibridizimit duket se po zgjasin jetën e motorëve me djegie të brendshme, duke përfshirë V12. Neve na mbetet vetëm të shpresojmë.