Lançohet modeli më i ri i Audi R8, ja sa do ta ketë çmimin fillestar

ardita 0

Kompania Audi ka njoftuar që modeli më i ri R8 RWS (Rear Wheel Series) i cili u prezantua në Frankfurt vitin e kaluar, tashmë është gati që të dalë në treg dhe do të lançohet gjatë muajve të verës. R8 RWS do të trashëgojë të njëjtin motor 5.0 litra V10, sikurse Coupe dhe Spider.

Ky Audi nuk ka të bëjë aspak me atë që u prezantua më parë apo me konceptet me të cilat u krahasua, modeli R8 RWS do të jetë më i fuqishëm dhe më i shpejtë se paraardhësi i tij. 

Peshon 1580 kilogramë dhe është 105 kilogramë më e lehtë se modeli Coupe V10.

Prodhon 540 kuajfuqi dhe arrin një shpejtësi nga 0 deri në 100 km në vetëm 3.7 sekonda, dhe ka një shpejtësi maksimale prej 218 km/orë.

Kompania Audi gjithashtu ka bëre te ditur që ky edicion do të jetë i limituar dhe do të prodhohet në vetëm 999 njësi, prej të cilave 320 do të eksportohen në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet në Evropë.

Thuhet se çmimi fillestar i saj kur të dale në shitje do të jetë 113 mijë euro.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”23″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Lini një Përgjigje