Land Rover Defender SVR pritet të marrë motorin 4.4 litërsh twin-turbo të BMW-së

ardita 0

Është fakt që Land Rover ka disa plane të mëdha për zgjerimin e modelit Defender, e si duket tashmë është zbuluar se një prej tyre do të jetë me performanca të larta sportive.

Ueb faqja automobilistike britanike ‘autoexpress’ pohon se Defenderi i ardhshëm do të përfitoje nga bashkëpunimi i Land Roverit me BMW.

Defenderit do ti shtohet emri “SVR” ashtu sikurse modeleve tjera sportive të Land Roverit, si F-Pace SVR, Land Rover SVR e F-Type SVR.

Land Rover Defenderi super sportiv pritet të marr motorin 4.4 litërsh twin-turbo të BMW-së.

Përderisa motori i tanishëm i BMW-së prodhon 616 kuajfuqi në BMW X5 M, ai në Land Rover Defender do të prodhoj rreth 500 kuajfuqi e me të synon që ta rivalizoj SUV-in e Mercedesit, AMG G63 i cili prodhon 577 kuajfuqi.