Land Roverat Klasikë e tregojnë akoma vlefshmërinë e tyre në Himalaja

armir 0

Festimet e 70 vjetorit të markës Land Rover akoma vazhdojnë, por këtë herë në lartësi të mëdha.

Marka legjendare së fundmi ka vizituar një komunitet rural në Benegalin perëndimor, një komunitet që mbahet me disa Land Rovera të vjetër për të siguruar jetesën.

Vendi në thellësi të Himalajave është i njohur ndryshe si “Vendi I Land Roverave” dhe ka ruajtur disa makina të serisë Land Rover që nga viti 1957, makina që akoma funksionojnë.

Një filmim i ri ka dal dhe tregon një udhëtim 30.5 km të gjatë që banorët e Maneybhanjang në Benegalin perëndimor bëjnë për në Sandakphu për të siguruar jetesën e tyre. Ky udhëtim në fakt është i rrezikshëm dhe rruga ka kushte mjaft të vështira si rrugë me çakull, moti të trazuar dhe lartësitë e mëdha nuk janë shumë të favorshme ndërsa fshati shtrihet në një lartësi prej 3,636 metra.

Si pjesë e udhëtimit, Land Rover vizitoi flotën e këtyre makinave që kanë një rol jetësor për komunitetin që i përdor ato.

This post is also available in: English